Deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së.
Duma u shpreh jashtë ambienteve të Kuvendit se ajo e njeh Berishën si liderin që krijoi PD-në dhe do të respektojë personalitetin e tij.
Sipas saj, kanë vendosur demokratët.
Duma: Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë.Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj personalitetin e tij. Unë kam një mesazh urimi për të, që nga momenti i parë që Sali Berisha, për dinjitetin e tij thotë ai, por unë mendoj për dinjitetin e PD-së, të zgjidhte dhe çështjen gjyqësore për non-gratën. Berisha nuk ka nevojë që ta respektosh thjesht si kryetar. PD do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë qartësisht. Çështja e non-gratës do na jetë një shpatë për zgjerimin e PD-së. Unë jam shfaqur në publik, nuk kërkoj më asnjë post nga PD.
Madje kam dalë dhe kam thënë se nëse PD nga Sali Berisha do konsiderohet si fëmijë e tij, duhet të lihet e lirë. Jo se ka munguar ndonjëherë respekt ndaj figurës së tij. Ai mund të bënte zgjedhje më të mira. Nuk mund të këshilloj Berishën, pasi pesha me të cilën ai i drejtohet demokratëve, është më e madhe. Këtu kemi qenë dhe ju kam thënë se ringritja e PD-së përfshin dhe largimin e Berishës. Janë pjesë të dyja palët. Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë./abcnews.al/