Dje fituan titullin, sot pronarët e rinj pritet të blejnë Milan

schedule09:55 - 23 Maj, 2022

schedule 09:55 - 23 Maj, 2022

Pas 11 vitesh pritje, Milan arriti të fitonte titullin në Seria A. Një arritje e rëndësishme për klubin kuqezi të cilët bërë realitet ëndrrën e tyre.

Dje morën titullin dhe për Milan sot mund të jetë një tjetër ditë e rëndësishme, pasi sipas “Class CBNC” raportohet se themeluesi i RedBird Capital Partners, Gerry Cardinale, do të jetë sot në Milano për të mbyllur marrëveshjen për të blerë Milanin.

Fondi Elliot do ta shesë klubin kuqezi për shumën e 1.3 miliardë dollarëve, shifër që mund të shkojë deri në 1.8 miliardë dollarë përmes klauzolave të ndryshme që do të përfshihen mes palëve.

Gjithsesi Paul Singer nuk do të largohet nga Milani krejtësisht, pasi fondi Elliot që ai zotëron do të mbajë një pakicë të aksioneve. Pas tyre janë bankat e investimeve JP Morgan dhe Bank of America.

RedBird Capital Partners janë prej kohësh pjesë e botës së sportit. Ata kanë në pronësi klubin e Toulouse në Francë, ndërkohë që vjet kanë blerë për 750 milionë euro pak më shumë se 10% të aksioneve Fenëay Sports Group, që ka në pronësi Liverpool.

Gjithashtu ata kanë në pronësi edhe ekipin e bejsbollit, Boston Red Sox. RedBird Capital Partners menaxhon 6 miliard dollarë investime në të gjithë sektorët, duke nisur nga mallrat e konsumit, për të vijuar me shërbimet financiare, telekomunikacionin, mediat dhe teknologjinë. /f.a/abcnews.al