Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thanë “po” për herë të tretë njëri-tjetrit. Pasi u martuan ligjërisht pak ditë më parë, ata organizuan një ceremoni madhështore në një kështjellë në Portofino të Italisë. 43 vjeçarja dhe bateristi bënë betimet ndaj njëri-tjetrit në Castello Broën të dielën.
Kourtney kishte veshur një fustan të shkurtër Dolce & Gabbana me një bisht të gjatë. Dhëndri mbante veshur një kostum të zi nga e njëjta shtëpi e modës luksoze italiane. Sigurisht, nuk mund të mungonin nëna dhe motrat e famshme të Kourtney, Khloé dhe Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.
Dyshja e njohur fillimisht u “martua” në një ceremoni në Las Vegas në prill. Pasi interneti u mbush me dasmën e tyre spontane, Page Six konfirmoi ekskluzivisht se ceremonia ishte thjesht për argëtim, pasi ata nuk kishin marrë një licencë martese.
Çifti më pas u martua ligjërisht në gjykatën në qendër të qytetit në Santa Barbara më 15 maj. Gjyshja e Kourtney, Mary Jo “MJ” Campbell dhe babai i Travis, Randy Barker, ishin të pranishëm në dasmë.
/abcnews.al