“Ti nuk je një objekt seksual”, Sarah Berisha bën thirrje: Të ngremë zërin për vajzat dhe gratë

schedule20:40 - 22 Maj, 2022

schedule 20:40 - 22 Maj, 2022

Si kurrë më parë, editorialin e kësaj jave në spektaklin e humorit “Kosherja” e ka realizuar moderatorja, Sarah Berisha. Ajo ka trajtuar temën e seksizmit, duke bërë thirrje që të gjitha gratë dhe vajzat të mos trajtohen si një objekt seksual.

Sakaq, Sarah ka deklaruar se duhet të ngremë zërin për të gjithë bijat e motrat, të cilat heshtin.

“Ti nuk je një objekt seksual. Pse askush nuk alarmohet nga niveli i lartë i ngacmimeve seksuale në vendin e punës? Apo mos vallë se shoqëria e ka përcaktuar si diçka të zakonshme? Nëse një vajzë ose një grua ngacmohet seksualisht ajo quhet fajtore. Ajo quhet fajtore se u vesh në mënyrë të papërshtatshme, e provokoi vetë këtë rast. Gjithmonë, ajo quhet fajtore sepse ajo deshi vetë. Le të ngremë zërin për të gjithë gratë, për të gjithë vajzat, për të gjithë motrat, për të gjithë bijat kudo që ndodhen. Sepse ti nuk ke asnjë faj, ti nuk duhet të heshtësh”, u shpreh ndër të tjera ajo.l.k/abcnews.al