VIDEO/ Qëllon me elektroshok motoristin në pikën e karburantit, polici merr flakë dhe digjet në të gjithë trupin

schedule18:05 - 22 Maj, 2022

schedule 18:05 - 22 Maj, 2022

Ky është momenti tronditës kur një oficer policie qëllon me elektroshok një motorist në një pikë karburanti duke shkaktuar një zjarr, flakët e të cilit e përfshinë të gjithin.

Jean Barreto, 26 vjeç pësoi djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tij. Edhe kolegu David Crawford, u plagos nga incidenti.

Pamjet tregojnë policin duke bërtitur nga dhimbja dhe duke u rrotulluar në agoni ndërsa dyshja u përfshi nga flakët në stacionin e karburantit Wawa në Florida.

Të dy ndodhen në spital dhe thuhet se Crawford  po lufton me jetën pasi po i nënshtrohet trajtimeve për transplant lëkure.

Departamenti i Sherifit të Qarkut Osceola publikoi pamjet e kamerës së trupit të incidentit këtë javë.

Në video duket Crawford duke iu afruar pompave të gazit ku Barreto po mbushte motoçikletën e tij përpara se ta shtrinte në tokë.

Pasi burri duket se i reziston arrestimit, polici Crawford nxjerr një armë dhe e qëllon ndërsa benzina vazhdon të derdhet nga pompa ngjitur.

Në një moment shpërthen zjarri dhe polici përfshihet nga flakët .

Klipi e tregon atë duke iu lutur kolegëve të tij oficerëve që t’i “fikin” zjarrin ndërsa ai rrotullohet i dëshpëruar për 30 sekonda.

Ndërsa pamjet tronditëse u publikuan të enjten, veprimet e Cwawford që çuan në shpërthimin e zjarrit u cilësuan nga një burim i paidentifikuar i policisë lokale si “absolutisht të pamatura”./abcnews.al/