Erling Haaland zgjodhi të vishte fanellën e Manchester City dhe ka diçka që e tërbon trajnerin Pep Guardiola.
Janë fjalët e shumta në lidhje me stilin e lojës së “Qytetarëve” dhe pretendimet se norvegjezi nuk përshtatet me të.
Trajneri spanjoll i ka goditur ata me deklaratën e dhënë së fundmi: “Dëgjoj të thuhet se ai nuk do të përshtatet me mënyrën se si ne luajmë dhe do të doja të pyesja si është mënyrë se si luajmë?
Jam i lumtur që ata që e thonë diçka të tillë nuk e dinë se si luajmë”. / abcnews.al