Forca detare ka realizuar një operacion shpëtimi mëngjesin e sotëm në gadishullin e Karaburunit.
Dy peshkatarë kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit. Të dy personat bashkë me mjetin lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport./abcnews.al