Aronia, bima amerikane që po kultivohet në Dibër

schedule13:24 - 21 Maj, 2022

schedule 13:24 - 21 Maj, 2022

Tokën e tij e ka kthyer në një mini-kopsht ku ka mbjellë 16 bimë të ndryshme . Një frut medicinal i njejte me boronicen është edhe aronia. “Kjo është aronia, me orgjinë nga Amerika. Në 2016 u fut në prodhim. Nuk kisha konsulencë. Kjo është një bimë që kërkon pak pleh organik dhe vaditje. Është bimë shumë e mirë.”

Ka veti kurative dhe është shumë e kërkuar në treg

“Është e ngjashme me boronicën, vetëm pak më i madh. Për vlera kurative është luftues, parandalues dhe stabilizues e njeta si boronica jonë e malit. Arnonia mund ta bësh të freskët, komposto, caj, mund ta përdorësh në ëmbëlsira.”

Nuk mungojnë edhe boronicat e ndryshme.

“Kjo është princesha. Boronica e malit, e solla nga mali. Por nuk isha I përgatitur shumë. Është viti i parë, do të shof a do t’ia arrijë.”

Ai  ka arritur të kultivojë edhe lajthinë turke.

“Lajthia turke, një fidanishte e vetme që është prodhuar. Është ngjyrë kafe, kam prodhuar 600 fidane.”

Prej disa vitesh Ziaji ka nisur të eksperimentojë fruta me prejardhje nga vende shumë të largëta.

“Ky është varitet dardhe me origjinë nga Kina. Vjet është kultivuar. iu përshtat kushteve klimatike. Është e veçantë pasi nga pamja e jashtme është jeshile. Ndërsa brenda është e kuqe.”

Kjo është molla diamante e tibetit dhe është viti I dytë I prodhImit. është variatat i kuq, jo i zi.

Zijai tregon se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti. Sipas tij, fermerët duhet të orientohen se çfarë duhet të mbjellin dhe të kultivojnë. Prej disa vitesh fermeri ka nisur prodhimin e fidanëve dhe është i certifikuar nga Ministria e Bujqësisë për prodhimin e tyre. /abcnews.al/