Kur jemi vetëm pak ditë larg hapjes së merkatos së verës, shumë skuadra kanë pikatur se cilët do të jenë lojtarët për të cilët do të tentohet edhe transferimi.
Në skenë ka dalë edhe emri i mesfushorit shqiptarë, Kastrioti Imeri, i cili luan në Zvicër me skuadrën e Servette.
Paraqitjet e mesfushorit 21-vjeçarë kanë rënë në syrin e skuadrave të Seria A, të cilat kërkojnë edhe shërbimet e Imerit. Bëhet fjalë për Torinon dhe Fiorentinën që kërkojnë të transferojnë gjatë merkatos së verës, teksa janë të gatshëm të ofrojnë 6 milion euro për kartonin e tij.
Por jo vetëm kaq pasi për mesfushorin me origjinë shqiptare në garë janë edhe kampionët e Belgjikës.
Sipas “Hln.be” raportohet se Club Brugge ka nisur kontaktet e para për transferimin e Imerit, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola në 26 ndeshje të zhvilluara. /f.a/abcnews.al