Autoritetet shëndetësore në Itali kanë konfirmuar 3 raste me linë e majmunëve në vend, ndërsa dje u konfirmua zyrtarisht rasti i parë me sëmundjen e majmunëve.
Mjekët specialistë në Itali bëjnë me dije se dy raste e reja lidhen me “pacientin zero”, i cili u diagnostikua dje, pas kthimit të tij nga ishujt Kanarie.
“Lija e majmunëve ka simptoma të lehta si ajo e lisë së zakonshme. Nuk duhet të panikosemi, por duhet të tregohemi të kujdesshëm”, tha drejtori i spitalit Spalanzani Francesco Vaia.
Lexo edhe: Lija e majmunëve, vendet ku është identifikuar deri më tani sëmundja afrikane
Drejtori i spitalit tha gjithashtu se sipas të dhënave të deritanishme personat që janë vaksinuar kundër lisë tradicionale nuk rrezikohen nga lija e majmunëve.
Megjithatë ai nuk heq mundësinë e krijimit të një vaksine të posaçme kundër lisë së majmunëve.
Për sa i përket vendit tonë deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast i sëmundjes afrikane.
/abcnews.al/