Agron Gjekmarkaj: Sandër Lleshajn e kam pasur mik, më ka zhgënjyer

schedule22:13 - 19 Prill, 2019

schedule 22:13 - 19 Prill, 2019

Pedagogu Agron Gjekmarkaj është shprehur se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shndërruar nga gjeneral në një rilindas. Kjo gjë e ka shqetësuar publicistin, pasi ai më parë e ka pasur mik.

“Së pari nuk e kam dërrmuar aq shumë sepse nuk jam marrë në  mënyrë eksplicite me të. Unë nuk kam ndryshuar mendim nëse është i ndershëm apo i pandershëm. Nëse është i lidhur apo jo me kriminelët, apo me drogën. Unë e kam pasur mik dhe ajo çka unë kam besuar dhe besoj ende. Dhe nuk e di nëse e kam më mik sepse nuk e kam kontaktuar, por e kam patur mik dhe këtë e di me siguri. E kam menduar një njeri të ndershëm dhe korrekt dhe mendoj se është ende në këtë pikëpamje. Por ai tani në çdo moment do t’i shprehë mirënjohje Edi Ramës. Unë  e kam menduar si gjeneral më të tërhequr, por tani ai është gjithnjë e më shumë politik. Është më i përfshirë tek PS. Nga gjeneral ai është shndërruar në rilindas. Unë e vuaj këtë pjesë, sepse unë kam menduar se ai do të mbetej një gjeneral i Ministrisë së Brendshme”./abcnews.al