Dua Lipa po hedh hapat e parë në aktrim. Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të luajë në filmin e ardhshëm Barbie, raportuan mediat e huaja. 26 vjeçarja thuhet se do t’i bashkohet Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan në film pasi bëri debutimin me thrillerin “Argylle” këtë vit.
Përflitet se Margot Robbie nuk do të jetë e vetmja Barbie në film, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të luajë përballë Ryan si Ken. “Dua po bën bujë si në muzikë ashtu dhe në filma. Ajo më të vërtetë la përshtypje të mirë në “Argylle” dhe fjalë u përhapën në Hollywood se sa e mirë ishte ajo.”
Edhe pse ‘Argylle ‘është një film i madh në vetvete, ‘Barbie’ do të jetë një pjesë e rëndësishme për Dua-n, sepse po bëhet kaq shumë zhurmë për të. Dua po dëshmon se është shumë më tepër sesa thjesht një yll popi. Ajo ka një të ardhme emocionuese në industrinë e filmit,” tha një burim për “The Sun”.
/abcnews.al