Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve mbi ligjin për vettingun në polici. Bëhet fjalë pikërisht për nismën e Ministrisë se brendshme e cila argumenton se ndryshimet në ligj do të sjellin uljen e kostove për arritjen e objektivave përmes një mekanizmi të ri. Ky mekanizëm i ri është pikërisht Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, institucion në varësi të ministrit të brendshëm, që sipas ndryshimeve në ligj do të kthehet në strukturën që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, pas shkrirjes së strukturave ekzustuese, Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit.
Argumentat e Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre ndryshimeve, janë ato të mos garantimit të realizimit në kohën e duhur dhe me paanshmëri të këtij procesi të rëndësishëm. Amendamentet e miratuara mbi këtë ligj cënojnë standartet e vendosura dhe pavarësinë e procesit si dhe krijon terren për ndikim politik – argumenton kreu i shtetit i cili shkon më tej duke shpjeguar se ndryshimet e fundit në ligj krijojnë bindjen se qëllimi real i qeverisë në ndërrmarjen e kësaj nisme ligjore, nuk është zvogëlimi i kostove financiare por vullneti për ta kontrolluar provesin ndëpërmjet një structure vlerësuese në varësi të saj, si SHÇBA. Njëkohësisht, për kreun e shtetit, mungesa e një afati kohor për përfundimin e procesit të rivlerësimit, krijon mundësinë e zgjatjes së tij pa afat dhe terren të përshtatshëm për mbajtjen nën presion të forcave policore përmes forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar nga struktura në varësi të Ministrisë së Brendshme. /abcnews.al