Fermerët në Stan Karbunarë të Lushnjës e kanë të vështirë të futen në pronat e tyre për të punuar. Kjo për shkak se rrugët bri tokave janë bllokuar nga mbetjet e kanaleve.
Këto grumbuj dherash janë kufiri i pakalueshëm drejt pronës së tyre. Situata është e tillë në Stan Karbunarë të Lushnjes prej katër muajsh.
“Bordi i Kullimit ka pastruar kanalet dhe baltën e ka hedh nga rruga. Rruga është bllokuar, s’kemi nga të vemi te tokat. Na ka ngelur jonxha pa korrur, po e çojmë në krah plehun te toka, 800 metra t’i nxjerrësh në krah”.
“Jemi bllokuar, as mbjellim as korrim më”.
Pas pastrimit te kanalit bordi i kullimit, nuk ka kryer sheshimin e mbjetjeve. Ato jane lene neper rruget e parcelave te mbjella me grure dhe jonxhe. Nga ky moment, edhe kalimi me traktor behet i veshtire, aq sa mund te rrezikosh edhe jeten.
“Presim që të korrim jonxhën po nuk kemi nga të kalojmë”.
Të paktën në rreth 40 ha tokë bujqësore që shtrihet përgjatë kanaleve, rruga u është bllokuar.
Më të penalizuar nga kjo gjë janë fermerët e Stan Karbunarës, pasi në zonat e tjera bordi kullues ka pastruar dhe sistemuar tokën. /abcnews.al