Lirohet nga burgu, Martin Shkreli, “shqiptari më i urryer në SHBA”

schedule09:25 - 19 Maj, 2022

schedule 09:25 - 19 Maj, 2022

Sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street është liruar nga burgu. Në një deklaratë të mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve, thuhej se Martin Shkreli ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish në gjendje gjysmë-lirie për të vazhduar atje dënimin e mbetur.

Sipas raportimeve, Shkreli është liruar para kohe pasi është sjellë mirë në burg dhe pasi ka përfunduar programet e edukimit dhe rehabilitimit ndërkohë që ishte në burg.

“Mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenëood Loë në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në New York,” thuhet në deklaratë.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.

Shkreli pritet ta mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022. Kujtojmë se ai në fillim të këtij viti u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij. /abcnews.al/