Laçi, pas nënshkrimit të kontratave të reja me Rudolf Turkajn dhe Mario Dajsinanin, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e kurbinasve kanë nënshkruar një marrëveshje të re me trajnerin Shpëtim Duro, i cili u rikthye para pak javësh në krye të skuadrës.
Laçi i sezonit të ardhshëm do të nisë pikërisht nga Duro, i cili do të ketë mundësinë të ndërtojë skuadrën dhe të tentojë vitin tjetër, pse jo, titullin kampion.
Sigurisht objektiv është edhe kalimi i sa më shumë tureve në Conference League. Vjet kurbinasit u ndalën në turin e tretë nga gjiganti belg, Anderlecht. / abcnews.al
View this post on Instagram