Të shtëna me armë zjarri në Irlandën e Veriut, mbetet e vrarë një gazetare

schedule11:05 - 19 Prill, 2019

schedule 11:05 - 19 Prill, 2019

Policia në Irlandën e Veriut po e trajton si akt terrorist, vrasjen e një gazetareje 29 vjeçare, gjatë trazirave të shpërthyera në një zonë ku policia po u shtronte kontrolle. Republikanët disidentë në zonë akuzohen si përgjegjës për ngjarjen.

Një gazetare 29 vjecare, Lira Mek ki, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Londonderi në Irlandën e Veriut. Reporterja e cila gjendej atje për të ndjekur trazirat, u qëllua me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet dhe po e trajton ngjarjen si një akt terrorist. Sipas mediave vendase, gazetarja shkruamte për Atlantik dhe Bazfid.

Disidentët republikanë në Irlandën e Veriut akuzohen se kanë shkaktuar vdekjen e gazetares gjatë revoltës së shpërthyer si pasojë e kontrolleve të policisë në lagjet e Kregan dhe Deri. Manifestuesit kanë hedhur dhe Molotov në automjetet e policisë, sipas asaj që raporton BBC.

Sipas autoriteteve, hetuesit janë të bindur se rasti është një episode terrorist dhe hetimet janë për vrasje. Sipas disa burimeve në vendngjarje revolta shpërtheu pas disa operacioneve policore në disa banesa në zonë.

Një gazetare tjetër në vendngjarje, Leona O Neil, raportoi se 29 vjecarja u qëllua teksa ndodhej pranë një automjeti të policisë. Ajo u transportua menjëherë në spital nga agjentët e polocisë ku dhe humbi hetën. Ngjarja ndodhi në prag të fundjavës së pashkëve kur republikanët në Irlandën e Veriut përkujtojnë revoltën e pashkëve të vitit 1916. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!