Të paktën 10 civilë ukrainas, duke përfshirë dy fëmijë, njëri prej tyre vetëm 2 vjeç, janë vrarë nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetsk sot, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko në një mesazh në internet.
Kirilenko, i cili nuk dha detaje, tha se shtatë persona të tjerë ishin plagosur.
Sulmi ndodhi të martën, por viktimat u zbuluan vetëm sot mes inerteve të ndërtesave të shkatërruara.
Mes të plagosurve janë 3 të mitur nga mosha 9 deri në 17 vjeç./abcnews.al/