Elvana Gjata dukej mahnitëse në sfilatën që organizoi stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti. Ai mblodhi shumë personazhe të njohur, mes së cilëve dhe Elvana Gjata, me të cilën bashkëpunon prej disa vitesh. Këngëtarja e shumë hiteve spikati me veshjet që kishte zgjedhur në event.
Pak minuta më parë, Elvana ka ndarë disa foto të reja të realizuara në sfilatë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.
Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një tjetër shaka. “Fashion show VS afterparty”, ka shkruar me humor krahas fotove.