Pas dy dekadash, këngëtari i famshëm adreson thashethemet për “romancën” me Beyonce

schedule18:13 - 18 Maj, 2022

schedule 18:13 - 18 Maj, 2022

“Baby Boy”, dueti mes Beyonce-s dhe Sean Paul ishte hiti i verës në vitin 2003. Dhe ndërsa hiti mbresëlënës ngriti temperaturat atë sezon, ai gjithashtu ndezi thashethemet për një romancë mes dyshes, pavarësisht faktit se Beyonce tashmë ishte në lidhje me bashkëshortin e tanishëm Jay-Z.

Në një intervistë të re me The Daily Beast, Sean ka adresuar pas kaq shumë vitesh thashethemet duke thënë se ai dhe Beyonce nuk kishin asgjë më shumë se një marrëdhënie pune. “Jo. Do të doja ta bëja! Ajo është e bukur”, tha ai kur u pyet nëse ishin të lidhur asaj kohe.

Sean Paul, Beyonce

Pavarësisht se raporti ishte profesional, ai tha se thashethemet tejkaluan kufirin pasi të dy performuan në MTV Europe Music Awards në nëntor të vitit 2003. Ai pohoi se Beyonce ishte shumë e inatosur ndaj këtyre thashethemeve të cilat sipas saj po i shkatërronin karrierën.

Pavarësisht këtyre, Sean Paul u shpreh se nuk është penduar për këtë bashkëpunim kaq të bukur mes tyre.“Ishte një këngë e madhe, seksi”, tha ai duke shtuar se edhe pse të dy performuan vetëm disa herë së bashku, ata arritën të krijonin një “video seksi, një këngë seksi dhe shumë thashetheme”.

Sean Paul denies saying that Jay-Z was "jealous" of Beyoncé collab 'Baby  Boy'

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!