Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Notre Dame, policia franceze dyshon për një qark të shkurtër

schedule08:54 - 19 Prill, 2019

schedule 08:54 - 19 Prill, 2019

Autoritetet franceze dyshojnë se zjarri në Notrë Damë ka rënë për shkak të një qarku të shkurtër. Por ndërsa hetimet vijojnë, në katedrale janë verifikuar tre pika kritike, që për shkak të dëmtimeve nga zjarri rrezikojnë të shemben.

Një qark i shkurtër elektrik dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që ditën e hënë përfshiu katedralen Notrë Damë në Paris. Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore franceze për agjencinë “Asoshiejtid Pres”, sipas të cilave kjo është një nga pistat e privilegjuara të hetuesve që kanë në dorë çështjen. Ndërkohë, në katedrale pas zjarrit mbeten tre pika kritike. Sipas ministrit të Kulturës Frank Rister, më problematike është ballorja trekëndore në pjesën anësore të godinës. Ministri ka saktësuar se gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes janë bërë punime të rëndësishme për sigurimin e pjesës së sipërme të objektit të kultit që rrezikonte të shembej. Pika e dytë problematike është pjesa ballore perëndimore, që sipas Rister është dobësuar shumë nga zjarri dhe varet. Gjithashtu, statuja e një ëngjëlli është djegur aq shumë sa është çarë në të gjithë gjatësinë e saj. Për rrjedhojë do të kryhet një operacion tjetër që statuja të hiqet – ka saktësuar ministri. Pika e tretë problematike është ëngjëlli i kullës me këmbanë në pjesën jugore të katedrales.

“Është skuqur aq shumë dhe gurët janë bërë aq të shkrifët saqë ekziston rreziku që të bien elementët dekorativë”, ka vijuar Rister, duke shtuar se operacioni për heqjen e këtyre pjesëve ka nisur. Ndërkohë, presidenti Emanuel Makron, në një bisedë telefonike me Papa Françeskun e ka ftuar këtë të fundit për një vizitë në Paris. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!