Armino luajti këtë të martë në “Kutia 21”. Ai bëri një lojë interesante pasi mbajti deri nga fundi i lojës shumat më të mëdha. Mori 110 euro pasi gjeti figurën misterioze. Megjithëse eliminoi 10 000 euro, ai nuk ishte i kënaqur nga ofertat e bankierit.
Situata u bë më e vështirë kur mbeti mes 10 dhe 2 000 eurove. Oferta prej 420 eurosh e vuri me “shpatulla pas murit” lojtarin. I zënë ngushtë, ai nuk dinte kë të zgjidhte, të vazhdonte lojën apo të pranonte ofertën. Zgjodhi të merrte ofertën por sa kishte në kutinë e tij?
/abcnews.al