Të gjithë jeni të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të përdorni krem për t’u mbrojtur nga dielli çdo ditë si në fytyrë ashtu edhe në trup. Rrezet e diellit janë përgjegjëse për një mori problemesh, përveç atyre të dukshme që janë djegiet dhe kanceri i lëkurës.
Kështu që njollat, puçrrat, skuqjet, rrudha dhe fytyra e lodhur janë disa nga efektet negative të rrezatimit UV në lëkurë, të cilat duhet t’i shikoni që në moshë të re. Kremi kundër diellit luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi siguron mbrojtjen e nevojshme për të gjithë, dimër dhe verë.
Por të gjithë bëjnë gabime kur e aplikojmë kremin kundër diellit dhe për rrjedhojë nuk ofron mbrojtjen e duhur.
Nuk aplikojmë një sasi të mjaftueshme kremi kundër diellit
Në varësi të trupit, në çdo aplikim duhet të përdorim rreth 30 gramë krem mbrojtës kundër diellit. Kjo sasi korrespondon me një grusht të plotë. Një gabim tjetër i rëndësishëm është aplikimi i kremit vetëm në pjesët e ekspozuara të trupit, duke menduar se rrobat na mbrojnë nga rrezatimi ultravjollcë. Fatkeqësisht, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Prandaj, e kuptoni pse këshillohet ta përhapni kudo – dhe sigurisht, mos harroni qafën, pëllëmbët, veshët, shputat.
Ne nuk e riaplikojmë shpesh
Edhe nëse kremi juaj kundër diellit është rezistent ndaj ujit, duhet patjetër ta përsërisni aplikimin pas notit ose në rast se djersitni shumë. Përndryshe duhet ta përsërisni çdo 2 orë, që nga momenti i ekspozimit në diell.
Ne nuk përdorim krem kundër diellit në ditët me re
Një gabim tjetër i madh që bëjmë të gjithë pa përjashtim është se nuk përdorim krem kundër diellit kur ka re, duke menduar se dielli nuk na “sheh”. Megjithatë, deri në 85% e UV-së depërton në retë dhe arrin në sipërfaqen e tokës edhe në ditët me re, gjë që e bën të domosdoshëm përdorimin e tij. E njëjta gjë është e vërtetë edhe nëse jeni ulur në një vend me hije ose nën një çadër.
Ne përdorim kremin kundër diellit të vitit të kaluar
Një gabim tjetër i madh që bëjmë me kremrat kundër diellit është se përdorim atë që ka mbetur nga vitet e kaluara. Edhe pse kremrat kundër diellit janë të qëndrueshëm me kalimin e kohës, ato mund të kenë skaduar. /abcnews.al