Fytyra e një përdhunuesi, ushtari rus abuzoi seksualisht bashkë me 3 shokët e tij një ukrainase

schedule15:40 - 17 Maj, 2022

schedule 15:40 - 17 Maj, 2022

Autoritetet ukrainase kane arritur të identifikojnë njërin nga ushtarët që përdhunuan  në grup  një vajze të re në shtëpinë e saj në afërsi të Kievit.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës publikoi detajet rrëqethëse për përdhunimin në grup të vajzës.

Sipas zyrtarëve ukrainas, pasi ushtari rus  hyri në shtëpinë e të resë nën kërcënimin e armës, i ka çuar të gjithë pjesëtaret e familjes në bodrum përveç të resë.

Ai përdhunoi ukrainasen bashkë me 3 ushtarë tjerë rusë, shkruan Daily Mail. 

Mësohet se 21-vjeçari është anëtar i brigadës se qarkut ushtarak qendror të Rusisë.

Fotot e publikuara nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kane publikuar foton e 21-vjeçari që nisi përdhunimin në grup të ukrainases.

Në foto krahë përdhunuesit duket edhe e ëma e tij.

Nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, agjentët e SBU pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 1,140 ushtarë që kanë kryer krime lufte kundër civilëve ukrainas.

Ditët e fundit, autoritetet ukrainase kanë hetuar në mënyrë aktive dhjetë përdhunime. Rastet kanë të bëjnë me përdhunimin e fëmijëve dhe burrave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!