Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, Bayern Munich ka përshpejtuar negociatat me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin spanjoll.
Klubi gjerman është i gatshëm të lidhë një kontratë 4 vjeçare me vlerë 18 milionë euro në sezon për ta sjellë francezin përsëri në Bundesliga, ku më parë kishte shpërthyer me fanellëne Borussia Dortmund.
Dembele pati disa probleme më herët para se të vinte Xavi në krye të ekipit, por që pas ardhjes si trajner të ish-lojtarit të Barcelonës, francezi shpërtheu duke rimarrë formën e tij më të mirë dhe duke u bërë vendimtar në shumë ndeshje./ h.ll/abcnews.al