Newcastle “vret” Arsenalin, dy gola për të nxjerrë “Topçinjtë” nga Champions

schedule23:19 - 16 Maj, 2022

schedule 23:19 - 16 Maj, 2022

Newcastle ka “shkelmuar” Arsenalin në një takim që u mbyll me shifrat 2-0 për sheikët, të cilët tashmë lënë pa Champions League skuadrën e Mikel Artetës.

Pjesa e parë mes dy ekipeve mbyllet pa shumë histori, ndërsa në të dytën Ben White ngatërron portën, teksa dërgon topin në portën e tij për të shënuar kështu autogol dhe për t’i dhënë edhe avantazhin skuadrës së Newcastle.

“Laraskat” nuk i kishin mbyllur akoma llogaritë, pasi Guimaraes do të shënonte golin e dytë 5 minuta nga fundi i takimit, duke bërë që “topçinjtë” tashmë të shikojnë me dylbi Champions League, pasi zbresin në vendin e 5-të duke i dorëzuar Tottenham vendin e 4-të, me këta të fundit që kanë dy pikë më shumë në renditje.

Vetë një mrekulli tashmë mund të kualifikojë të besuarit e Artetës në Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!