Pandemia, mjekët: U shtuan vdekjet nga sëmundjet e zemrës dhe trurit

schedule20:39 - 16 Maj, 2022

schedule 20:39 - 16 Maj, 2022

Situata e Covid në vend është qetësuar, por pandemia shtoi pacientët dhe humbjet e jetës dhe tek sëmundjet e tjera. Në krye qëndrojnë problemet e zemrës dhe trurit dhe jo vetëm në Shqipëri.

“Është shumë shpejt për të folur, por sigurisht ka  pasur efekte anësore si pasojë e koronavirusit. Pacientët nuk e aksesonin dot spitalin si më parë, dhe kur filluam të shikonim se çfarë ndodh me këta persona  pamë se vdekjet si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe trurit u rritën.”

Në konferencën ndërkombëtare të neurokirurgjisë që u mbajt në Tiranë mjekët deklaruan se përhapja e tumoreve të trurit në vendin tonë është e ngjashme me atë në shtete të tjera. Trashgimia sipas neurokirurgut Ritvan Alimehmeti është shkaku kryesor i tyre, por nxiten dhe nga rrezatimi e elementët toksikë.”

Sipas mjekëve ka prej këtyre sëmundjeve që nëse kapen herët, përmes kirurgjisë mund të trajtohen plotësisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!