Ashensori “shtrydhi” pacienten në QSUT, procedohet penalisht Ardian Sulollari: 80-vjeçarja lufton me vdekjen në reanimacion

schedule16:28 - 16 Maj, 2022

schedule 16:28 - 16 Maj, 2022

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarin e kompanisë “Sulollari Klima”, Ardian Sulollari pas aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme ne QSUT, ku shkëputja e ashensorit dëmtoi rëndë dy persona.

Blutë bëjnë me dije se krahas Ardian Sulollarit është proceduar penalisht edhe tekniku përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, Ermal Braja. Të dy ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Abcnews.al siguroi foto nga momenti kur zjarrfikësit shkuan për të nxjërrë prej ashensorit personat e ngecur aty, duke u përballur me një skenë dramatike.

Siç duket edhe nga fotoja, barrela pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që na pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.

Abcnews.al mëson se gruaja 80-vjeçare ishte duke u çuar për një skaner bashkë me barrelistin e QSUT-së kur është shkeputur ashensori duke i bërë të moshuarën sanduiç mes derës dhe katit të mësipërm.

Gjendja e saj është tepër e rëndë, kurse barrelisti duket të jetë disi më stabël. E moshuara është në reanimacioni e QSUT-së dhe për shkak të gjendjes nuk mund të lëvizë nga aty. Mjekët synojnë ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Sanatorium pasi ka dëmtime të shumta në mushkëri. Krahas tyre, e moshuara ka dëmtime edhe në kokë.

Lexo edhe: U shkëput ashensori, e moshuara lufton me vdekjen te Trauma, mësohet gjendja e barrelistit të QSUT-së

“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por duket se janë ndjerë të aftë edhe për mirëmbajtjen e asheshorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;

– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al