Suedia njofton zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin në NATO

schedule15:39 - 16 Maj, 2022

schedule 15:39 - 16 Maj, 2022

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.

Kryeministrja suedeze tha gjatë konferencës për shtyp në Stokholm se është e bindur se vendi do të ketë mbështetje nga populli suedez.

Në këtë mënyrë Suedia heq dorë nga statusi i neutralitetit.

“Ka një shumicë të gjerë në parlamentin e Suedisë për anëtarësimin në NATO,” tha kryeministrja e vendit  pas një debati mbi politikën e sigurisë në parlament.

“Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është anëtarësimi në NATO”, shtoi  ajo.

Opinioni publik në Suedi  ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit ne Aleancën e Euroatlantike.

/abcnews.al/