Shumë të rinj shqiptarë kanë braktisur vendin dhe kanë shkuar në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë. Ky është edhe rasti i dy vajzave të reja nga Shqipëri të cilat janë të punësuar në një azil të moshuarish në Gjermani, raporton media gjermane kreisbote.de.
Dy vajza shqiptare Irisi dhe Amela për katër muaj, janë trajnuar për përkujdes ndaj të moshuarve në Kryqin e Kuq të Bavarisë. Por ata nuk e kishin menduar se do të punësoheshin në Clemens-Kessler-Haus në Marktoberdorf. Por sot ata kanë një mendim krejt tjetër.
Shpesh ka paragjykime se si të rinj të huaj mund të kujdesen për të moshuarit në Gjermani. Por nga ana tjetër hapësira për vende të lira pune është një mundësi. Iris dhe Amela kanë gati gjysmë viti që jetojnë në Gjermani dhe një agjenci i ka vendosur në Marktoberdorf.
Pas vetëm pak javësh trajnimi, ata gjetën punë. “Kjo më befasoi”, thotë Irisi në gjuhën gjermane. 21-vjeçarja nga Shqipëria ka njohuria të shkëlqyera të gjuhës gjermane dhe dëshira e saj e vetme është që të përshtata aty sa më shpejt. Amela është e të njëjtin mendim me Irisin.
“Në Shqipëri bëra një kurs intensiv gjermanishteje për t’u përgatitur. Oferta e punës më erdhi si një surprizë, unë me pak fjalë u bërë për ujë të ftohtë”, thotë 18-vjeçarja.
“Ideja që do të punojë me të moshuar ishte një paragjykim i gabuar. Tani është e qartë për mua. E dua punën dhe jam shumë krenar për atë që bëj”, tha Amela./abcnews.al