Rrëzimi i ashensorit në QSUT, shoqërohet tekniku i kompanisë mirëmbajtëse

schedule09:13 - 16 Maj, 2022

schedule 09:13 - 16 Maj, 2022

Është shoqëruar tekniku i kompanisë që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudimin e ashensorëve, pas aksidentit të ndodhur mesnatën e djeshme. Raportohet se tekniku është shoqëruar në Komisariatin nr.4.

Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej kavove dhe është rrezuar duke përfunduar në katin e nëndheshëm -1.

Si pasojë e këtij defekti pacientja 80 vjeçare ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës. I dëmtuar ka mbetur edhe punonjësi shëndetësor që shërben për të transportuar pacientët me barrelë.

Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!