Xhaçka takohet me Kulebën në Berlin: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë perspektivën në BE

schedule18:49 - 14 Maj, 2022

schedule 18:49 - 14 Maj, 2022

Ministrja për punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar sot në Berlin me homologun ukrainas Dmytro Kuleba.

Gjatë një postimi në Twitter Xhaçka shkruan se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë perspektivën në BE.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë për në BE.

I sigurova ministrit Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Nga ana e tij edhe ministri i Jashtëm ukrainas ka falenderuar dhe vlerësuar Shqipërinë për përpjekjet e saj për vendosjen e paqes në Ukrainë, pas agresionit rus.

Në një postim  në Twitter, Kuleba  shkruan se pajtohet për rrugën e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE”, shkruan Kuleba.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka udhëtuar sot për në Berlin ku do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Fokusi kryesor i diskutimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, pritet të jetë mbi situatën aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po ashtu do të diskutojnë dhe mbi mbështetjen e Aleancës dhe të  vendeve aleate për Ukrainën si dhe pritet të trajtojnë me homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia tematikën e anëtarësimit të  mundshëm të  këtyre dy vendeve në  NATO.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!