Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Muajin e kaluar një tren mallrash që transportonte pajisje me energji diellore, klimatizimi dhe pjesë të tjera u përplas në Budapest. Treni kishte udhëtuar për 16 ditë, nga Shandong, një provincë në Kinën lindore.
Si pjesë e iniciativës së Kinës “Një brez dhe një rrugë”, trenat e mallrave tani shërbejnë në më shumë se 50 qytete në Europë dhe Azi nga Shandong. Ata quhen trena “Qilu”, një shenjë për mbretëritë e lashta Qi dhe Lu që lulëzuan në epokën konfuciane.
Eksportet e Kinës, qoftë nga hekurudhat, rrugët, deti apo ajri, kanë bërë përparim të shpejtë gjatë dy viteve të fundit. Ato u rritën me pothuajse 30% në vitin 2021. Mbi 5,000 trena Qilu janë përdorur për eksport që nga viti 2018.
Por në prill, rritja e eskporteve të Kinës u ngadalësua. Eksportet ishin vetëm 3.9% më të larta se një vit më parë.
Edhe kjo rritje modeste ishte një mrekulli, dhe erdhi pavarësisht betejës gjithnjë e më surreale të Kinës kundër Covid-19, e cila ka izoluar Shangain, një nga qendrat më të mëdha tregtare të vendit, duke vendosur kufizime të rënda për sa i përket orarit të lëvizjes në zona të tjera, raporton abcnews.al.
Sipas Nomura, një bankë, Kina ka imponuar kufizime të rrepta në 41 qytete, që përbëjnë pothuajse 30% të PBB-së.
Qytetet kanë qenë aq të shqetësuara për të shmangur shpërthimet, saqë zyrtarët kanë izoluar shoferët e kamionëve në kabinat e tyre ndërsa ata presin të marrin ngarkesën në pikat e kontrollit të autostradës.
Këto lloj masash paraprake kanë dëmtuar gjithashtu tregtinë ndërkombëtare.
Në mesin e prillit, 506 anije prisnin jashtë portit të Shangait për tu nisur, sipas Windward, një firmë analitike transporti, në krahasim me 260 në shkurt.
Ata që ishin optimist kishin shpresuar që makina e eksportit të Kinës mund të përballonte shpërthimet e Omicron. Sipas tyre, punonjësit mund të izoloheshin në vendet e punës, duke jetuar praktikisht aty ku ata punojnë në një të ashtuquajtur “qark i mbyllur”.
Por asnjë fabrikë moderne nuk është tërësisht e pavarur; çdo qark “i mbyllur” duhet të mbetet i hapur për furnitorët e tij. Pasi ndonjë prej tyre, pjesë e zinxhirit të furnzimit infektohet me virus mund të hedhë poshtë prodhimin për të gjithë.
Prodhimi i makinave të Tesla-s në Shangai, për shembull, është penguar nga mungesa e parzmoreve të instalimeve elektrike për shkak se një nga furnizuesit u infektua me virus. Rritja e tregtisë me çdo sasi në këto kushte është mbresëlënëse. Por rritja me 3.9%, sipas një raporti të agjencisë doganore të Kinës më 9 maj ishte më shumë se nominal se sa real.
Statistikat më të detajuara, të publikuara më vonë gjatë muajit, ka të ngjarë të tregojnë se çmimi i eksporteve të Kinës u rrit ndoshta me 8% ose më shumë në prill, në krahasim me një vit më parë, sipas ubs, një bankë.
Nëse po, vëllimi i eksporteve të Kinës duhet të etë tkurrur muajin e kaluar.
Këto rritje të çmimeve kanë rritur frikën se izolimi i Kinës do të përkeqësojë inflacionin në partnerët e saj tregtarë, veçanërisht në Amerikë.
Alarmi shpesh është cilësuar si i ekzagjëruar. Mallrat e prodhuara (në tërësi ose pjesërisht) në Kinë përbënin më pak se 2% të shpenzimeve personale të konsumatorëve amerikanë në vitin 2017, sipas ekonomistëve në Bankën e Rezervës Federale të San Franciskos.
Por reduktimi i eksporteve të Kinës për shkak të Covid mund të ketë efekte të mëdha, duke detyruar prodhuesit rivalë të rrisin çmimet, raporton abcnews.al.
Në të vërtetë, eksportet e Kinës mund të jenë më shumë viktimë e fatkeqësive të Amerikës sesa shkaku i tyre.
Ky problem i Amerikës po kontribuon në kërkesën më të dobët për mallrat e Kinës, në krye të ndërprerjeve të vetë-shkaktuara në furnizimin e tyre. Në bazë të sondazheve të menaxherëve të blerjeve, eksportet kanë shënuar rënie çdo muaj që nga fillimi i vitit 2022.
Gjithashtu edhe statistikat zyrtare të Kinës kanë regjistruar një rënie të eskporteve të kompjuterave dhe pajisjeve shtëpiake muajin e kaluar. Megjithatë, jo gjithçka ka shënuar rënie. Importet e Kinës nga Rusia kanë vazhduar të rriten që nga pushtimi i Ukrainës, pasi sanksionet kanë penguar aksesin e Rusisë në tregjet përendimore.
Ofertat përfshinin 50 karroca elb, të transportuara në provincën Shandong me një tren Qilu.
/abcnews.al