Gazetari: Në shtëpinë e Admir Muratajt nuk hyje dot

schedule22:30 - 16 Prill, 2019

schedule 22:30 - 16 Prill, 2019

Për gazetarin Artan Hoxha siguria e aeroportit të vetëm në Shqipëri ka qenë skandaloze. Sipas tij nëse koncensionari nuk kishte marrë masa për sigurinë e tij, do duhej të ndërhynte Policia e Shtetit.  Ai tha se nëse do kishte një rrethim të fortë sikurse u bëjnë bandat kriminale shtëpive të tyre ngjarja nuk do kishte ndodhur. Ai është shprehur se në shtëpinë e organizatorit të grabitjes Admir Murataj, i cili mbeti i varë nuk kishe asnjë mundësi të hyje, pasi masat e sigurisë ishin shumë të larta.

“Rama mund të ndryshojë kushtet e kontratës dhe të sigurisë së aeroportit me koncensionarin. Nëse koncensionari brenda nuk pranon kushte të reja ti do detyrohesh ose të prishes kontratën ose të shkosh në arbitrazh ndërkombëtar. Koncensionari është përgjegjës brenda gardhit të aeroportit ndërsa jashtë është përgjegjëse Policia e Shtetit. Ti atëherë duhet të përforcosh rrethimin e jashtëm. Rrethimi  i jashtëm i aeroportit të vetëm që ka Shqipëria është skandaloz. Unë të tregoj familje kriminale në Shqipëri që banesat e tyre apo resortet e tyre që kanë në përdorim i kanë me rrethim që ti nuk ofrohesh dot. Vetë shtëpia e organizatorit të grabitjeve, Admir Nikaj Murataj ishte e mbuluar me sistem sigurie, e rrethuar mirë me kangjella çeliku, nuk hyje dot atje. Ai nuk ishte i pasur me grabitje që ka bërë dhe nuk di si e ka bërë shpërndarjen. 

Ne kemi 5 grabitje që fillojnë nga Shkurti i 2015. Më 13 Shkurt 2015 është e parë, 3 Dhjetor 2015 është e dyta, më 30 Qershor 2016 është e treta dhe në 9 Shkurt të 2017 është e katërta. Kjo e 9 Prillit ishte grabitja e pestë. Admir Murataj është tek të 5 organizator. Ky ende nuk është konfirmuar nëse ka marrë pjesë në grabitjen e 30 Qershorit, pasi është një Aleks Pepa që akuzohet sepse vetëm ai është identifikuar. Por në 4 grabitjet e tjera është ky. Policia ka qenë në dijeni prej 6 vitesh që ka një grup shumë të rrezikshëm në qarkullim”./abcnews.al