Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë, raporton BBC.
Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO do të ndalojë furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.
Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë. /abcnews.al