Bashkimi me Kosovën, Shkullaku: Nuk mjafton ideali, duhet strategji

schedule21:05 - 16 Prill, 2019

schedule 21:05 - 16 Prill, 2019

 “Nuk mjafton ideali, duhet strategji, platformë, mendim akademik dhe qytetar”. Është kjo përgjigja që dha gazetari Armand Shkullkaku sa i përket një bashkimi të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën. gjatë analizës në studion e Provokacijas. Shkullaku shpjegoi pse bashkimi i propozuar si zgjidhje e problemit shqiptar dhe kosovar nuk funksionon, pasi sipas tij bashkimi duhet të vijë në mënyrë graduale që të mos prodhojë kriza të tjera.

“Bashkim të propozuar si zgjidhje të problemit shqiptar dhe kosovar nuk funksionon. Bashkimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Çdo gjë e sforcuar mund të prodhojë kriza të tjera. Vetëm zgjerimi natyral mund të na çojë pa traumë”.

Sipas tij bashkimet që bëhen me letër e vendim mund të krijojnë probleme shumë të mëdha.

“Bashkime të tilla që bëhen me letër e vendim mund të krijojnë probleme shumë të mëdha. Problemet që mund të na lindin, pasi bashkimet mund të jenë shumë më të mëdha se këto që janë në distancë dhe që mund t’i zgjidhim.

Shqiptarët po tregojnë që ende nuk kemi dhen prova serioze që jemi të aftë të bëjmë shtet. Jo vetem ekonomiket, por problemet kryesore janë sociale mes vetes. Te ne është e vështirë të mbillet me dekret ndjenja e solidaritetit, humanizmit, sakrificës, respektit”.

Për Shkullakun, referuar edhe një sondazhi të fundit 49 % e kosovarëve nuk janë për bashkimin e Shqipërisë vetëm 44 janë pro bashkimit. Dhe kjo ftohje sipas tij ka ardhur si shkak i njohjes.

“49 % e kosovarëve nuk janë për bashkimin e Shqipërisë, vetëm 44 janë pro bashkimit. Me kalimin e kohës kjo ftohje mund të ndryshoje se kanë ndodh njohjet dhe e dinë se me kë do bashkohen. Kanë shembullin e një vendi që nuk inspiron. Dikur inspironte për shkak të mosnjohjes, në momentin enjohjes Shqipëria nuk është një vend që të ngjall dëshirën për të jetuar atje dhe për të marrë diçka të mirë. Ne dhe Kosova jemi dy vende të varfra”.

I pyetur për filialin e Vetëvendosjes në Tiranë Shkullaku theksoi se është krijuar një OJF që ka si objekt rrahjen e mendimeve dhe krijimin kushteve të favorshme ëpr bashkimin kombëtar.

“Nuk kanë krijuar qendër, por një OJF e regjistruar në Gjykatën e Tiranës personat i njoh të gjithë se ata e kishin në objekt të kësaj OJF shpjegimin e situatës, rrahjen e mendimeve për bashkimin, kushtet e favorshme. Ata kanë marrë përsipër ta bëjnë në universitete, media për të sensibilizuar për mundësinë reale të bashkimit”. /abcnews,al