Një koncert rinor me emra te njohur te muzikës. Qyteti bregdetar i Vlorës çeli zyrtarisht sezonin turistik.
Përshëndetja e pare erdhi nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.
“Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Ftojmë të gjithë shqiptarët të zgjedhin Vlorën destinacionin e verës.”
Leli e cilësoi Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizmit dhe resurseve të jashtëzakonshme.
Atmosferën e shijuan qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm. /abcnews.al