Tashmë gjithçka është zyrtare. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka ngelur pa trajner, pasi skuadra e Espanyol ka shkarkuar trajnerin, Vincente Moreno.
47-vjeçari është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës spanjolle, teksa mori frenat e ekipit në gusht të vitit 2020.
“Klubi vlerëson punën e trajnerit dhe stafit teknik në këto dy vite ku u rikthyem dhe forcuam pozitat në La Liga”, lexohet në komunikatën zyrtare të Espanyolit.
Një nga emrat që pëlqehet shumë nga presidenca është Fabio Cannavaro. “Topi i Artë” i fundit italian (2006) është gati të provojë aventurën e parë si trajner në kontinentin e vjetër, pas eksperiencave në Kinë.
Espanyoli renditet në vend të 13-të në kampionatin spanjoll, kur kanë mbetur dy javë përpara fundit. Ndërkohë, Bare numëron 1 gol dhe 2 asiste në 28 ndeshje sezonale. /f.a/abcnews.al