Rusia ka dëbuar këtë të premte 10 diplomatë rumunë si kundërpërgjigje të diplomatëve të dëbuar nga Bukureshti, sipas The Guardian.
Ministria e Jashtme e Moskës, ka kundërshtuar përpjekjet rumune për të fajësuar Rusinë për krimet e luftës në Ukrainë. Gjithashtu autoritetet ruse bënë me dije se është dëbuar edhe një anëtar i ambasadës bullgare.
Ndërkohë më shumë se 300 diplomatë ruse janë dëbuar nga kryeqytetet europiane pas pushtimit rus të Ukrainës.
/abcnews.al