Memphis Depay është një nga lojtarët që nuk ka nuk është preferencë e Xavi Hernandez në formacionin e Barcelonës, teksa një largim i tij nga “Camp Nou” mund të ndodhë.
Lojtari holandez ka kontratë me katalanasit deri në qershor të vitit 2023, teksa tek Barça kanë frikë se mund t’a humbasin lojtarin me parametra zero.
Në këtë mënyrë drejtuesit janë ndjerë të “detyruar” t’i ofrojnë rinovimin lojtarit të tyre, për të shmangur ndonjë situatë të pakëndshme.
Megjithatë, trajneri i Barçës së fundmi i dërgoi një mesazh sulmuesit të tij në një konferencë për shtyp: “Memphis është një lider. Ai mund të shënojë gola dhe të luajë shumë mirë. Duhet ta vlerësojmë. Do të shohim se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai bën diferencën, është lider, i gjithanshëm, punon mirë, ka një synim… duhet ta vlerësosh shumë”.
Barça absolutisht nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë atë të largohet me parametra zero brenda një viti, prandaj, klubi katalanas do të jetë i hapur ndaj ofertave të mundshme këtë verë, por gjithsesi synimi kryesor mbetet zgjatja kontratës së Depay. Teksa një vendim përfundimtar do të merret në fund të sezonit. /f.a/abcnews.al