Lamtumira me Juven, Chiellini thirrje tifozëve: Të hënën iu pres në stadium, ju dua!

schedule15:45 - 12 Maj, 2022

schedule 15:45 - 12 Maj, 2022

Giorgo Chiellini ditën e hënë do t’i japë “lamtumirën” skuadrës së Juventusit pas një dekade. 38-vjeçari ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij te “Zonja e Vjetër” ndërsa nuk dihet akoma se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi nga MLS ka marrë oferta.

Qendërmbrojtësi ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ka një mesazh për të gjithë tifozët e bardhezinjve, ndërsa dita e shtunë do të jetë edhe ndeshja e tij e fundit me skuadrën e Juves pasi do të shkelë për herë të fundit në “Allianz Stadium” si lojtar i “Zonjës së Vjetër”.

“Siç e dini tashmë, ky do të jetë sezoni im i fundit si bardhezi. Për të gjithë ju tifozët që keni qenë gjithmonë pranë meje, ju pres të hënën në mbrëmje në stadium ose në shtëpi për të gëzuar dhe festuar gjithë këto vite pasioni bardhezi. Ju dua, Giorgio”, shkruan Chiellini në rrjetet sociale.

/f.a/abcnews.al