Nami në Mykonos, turistja denoncon: 600 euro për këmbët e gaforres dhe 2 koktej

schedule15:09 - 12 Maj, 2022

schedule 15:09 - 12 Maj, 2022

Denoncimi i turistes amerikane në Greqi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje ka bërë bujë ne mediet greke.

Protothema.gr raporton se turistja amerikane i ka dërguar agjencisë turistike foto me faturën e restorantit dhe pjatën me gaforren që kamarierët i servirën në ishullin luksoz, Mykonos.

Sipas turistes kamerieri që i ka shërbyer, ka thënë se koktejet kushtojnë 25 euro, por nuk i ka sjellë faturën e detajuar për të zbuluar saktësisht çmimet.

Turistja amerikane pretendon se përgjegjësit e lokalit i kanë mbajtur një bakshish prej 78 eurosh, pa miratimin e saj.

“Më thanë se i kisha borxh 600 euro për dy kokteje dhe një pjesë të këmbëve të gaforreve dhe më pas pashë faturën që kishin ngarkuar 520 euro dhe pjesën tjetër e kishin marrë si bakshish , pa më thënë”, i tha ajo  agjentit të udhëtimit që kishte. organizoi udhëtimin dhe akomodimin në Mykonos./abcnews.al/