Është zhvilluar këtë të enjte seanca dëgjimore për raportin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021. Arben Kraja po raporton në KLP për punën e bërë nga SPAK.
“Kemi punuar edhe për aksesin në të dhënat elektronike. Kemi blerë pasije për laboratorin e ekzaminimeve, me fondet e agjensicë së pronave të sekuestruara dhe konfiskuara. Në 2021 konsoliduam qendrën e përgjimeve”, tha Kraja.
Kreu i SPAK është shprehur se me drejtuesen e BKH kemi problematika konceputuale për funksionimin e institucionit.
“Të gjithë prokurorët dhe drejtuesi i BKH janë të bindur se punojnë dhe hetojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye do ketë opinione të ndryshme . Ne nuk kemi asnjë problem me BKH ata janë të rinj po mësojnë dhe kanë dëshirë për të punuar. Ne kemi koncepte të ndryshme me drejtuesin e BKH për mosfunksionimin siç duhet të institucionit. Unë nuk raportoj për çështje konkrete edhe nëse dalin apo rrinë të gjithë brenda dhe jashtë, nuk ka asnjë rast ti drejtoheni ILD për të verifikuar çështjet konkrete. Ne nuk flasim për çështje konkrete keni hapësira të tjera ligjore”, ka thënë Kraja.
/abcnews.al