“Frika nga Rusia”, Finlanda pro aplikimit për anëtarësimin në NATO

schedule09:19 - 12 Maj, 2022

schedule 09:19 - 12 Maj, 2022

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësimin në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin.

“Gjatë kësaj pranvere është zhvilluar një diskutim i rëndësishëm për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO. Është dashur kohë që i gjithë parlamenti dhe shoqëria të vendosin çfarë qëndrimi do mbajnë për këtë çështje. Është dashur kohë për kontakte të ngushta ndërkombëtare me NATO-n dhe vendet anëtare të saj, si dhe me Suedinë. Ne kemi dashur që t’i japim diskutimit hapësirën që kërkonte. Tani që momenti i vendimmarrjes është afër, ne shprehim qëndrimet tona të barabarta. Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës. Si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes. Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të marrë këtë vendim do të ndërmerren me shpejtësi brenda ditëve në vijim” thuhet në deklaratën e plotë të presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministres Sanna Marin.

Lexo edhe: Finlanda njofton sot vendimin për tu anëtarësuar në NATO

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.

Suedia fqinje pritet të marrë një vendim për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse në ditët në vijim./abcnews.al/