Blogerja e njohur, Armina Mevlani është prej disa vitesh në një lidhje me Shkëlzen Berishën.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ajo tregoi edhe takimin e parë me vjehrrën e saj, Liri Berishën. Armina tha se ajo e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme. Madje, ajo zbuloi se e konsideron si mamanë e saj.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani./abcnews.al