Shehaj: Kushëriri i Damian Gjiknurit merr një pjesë të Butrintit, do të ndërtojë resort

schedule15:24 - 11 Maj, 2022

schedule 15:24 - 11 Maj, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zbuluar se një pjesë të Parkut të Butrintit do ta marrë  djali i xhaxhait të Damian Gjiknurit. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se ky është vendimi më i fundit Komitetit të Investimeve Strategjike.

“Manastir Resort” ka marrë statusin e investitorit strategjik. Sipas deputetit demokrat, ky resort do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrintit. Siç thotë ai më tej, pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit.

Postimi i plotë:

Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i partisë socialiste.

Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”.

50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI.  Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait  të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi.

Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit.

Kjo qeveria është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste.

/abcnews.al