“Krejt Evropa foli për Ronelën, ishte një uragan”, Rozana Radi kundër Eurovisionit: Vunë në diskutim performancën e saj

schedule12:19 - 11 Maj, 2022

schedule 12:19 - 11 Maj, 2022

Ronela Hajati hapi mbrëmë gjysmëfinalen e parë të Eurovision-it me një super performancë. Këngëtarja mori një mbështetje të madhe nga publiku por nuk mori votat që i nevojiteshin për të shkuar në finale. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Rozana Radi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rozana shprehet se festivali nuk ia ka bërë hyzmetin këngëtares. Ndërsa ka ndarë dhe një foto nga performanca e djeshme, Rozana shkruan se Ronela ka qenë një uragan. “Foli një Evropë për ty. Ti ke yllin në ballë”.

“Pra i nderuar publik, kisha shumë të drejtë mbrëmë kur thashë që Eurovisioni nuk ia bëri hyzmetin këngës së Ronelës siç duhet. 1. I censuruan fotot; 2. Nuk i dhanë rëndësinë e duhur në regjistrim; 3. Vunë në diskutim performancën e saj…

Por më lejoni të tjem që vetë Ronela bëri lajm në “La Repubblica” (një gazetë që ëndërrojnë shumë artistë të dali). Është më e diskutuara në ëEB dhe sot ishte avion!”, ka shkruar Rozana.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!