Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për shtyp në lidhje me sistemin në Drejtësi. Sipas Ramës Është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Rama ka theksuar se është e patolerueshme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pak hekurave dhe kërkon që SPAK të mos merret me persona që nuk kanë të deklaruar 60 metra katror, por të tjerë me më shumë pasuri të pajustifikuar.
“Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet. Dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet. Ndaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht dhe moralisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje morale apo politike.” tha Rama.
/abcnews.al/

