Numri i viktimave nga shpërthimi i së premtes në hotelin luksoz në qendër të Havanës ka shkuar në 43, pasi një tjetër trup i pajetë u gjet nga rrënojat mbrëmjen e djeshme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Kubane, nga shpërthimi janë plagosur 54 persona, 17 prej të cilëve po trajtohen në spital.
Një rrjedhje gazi duket të jetë shkaku i tragjedisë së ndodhur në hotelin Saratoga.
Lexo edhe: 22 të vrarë dhe 13 të zhdukur pas shpërthimit të hotelit në Havana
Presidenti i Kubës shkoi në vendngjarje, në pjesën e vjetër të Havanës së bashku me kryeministrin Manuel Marero dhe kryetarin e parlamentit.
Kreu i shtetit përjashtoi hipotezën e një bombe duke e konsideruar një incident të rëndë Tre katet e para ishin dhe ato që u dëmtuan më shumë.
Një hotel me pesë yje, Hotel Saratoga është një nga më luksozët në vend. I ndërtuar në një ndërtesë të stilit neoklasik në 1880 hoteli nisi punë në 1933-shin. Rikosntruksioni i tij më i fundit u bë në 2005-ën.
/abcnews.al/