Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për e çmimeve të ushqimeve dhe transportit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe okigarkeve.
Ai thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.
Sipas kryeministrit, qeveria ne vend të indeksojë dhe kompensojë rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai “shushunja”.
“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqipëri!
Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.
Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.
Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha. /abcnews.al